Janë luajtur ndeshjet e raundit të 23-të të Euroleague në basketboll për meshkuj si dhe disa ndeshje të prapambetura për shkak të pandeminsë.
Skuadra e Real Madrid ka marrë kreun e renditjes (18 fitore, 3 humbje), pas firtores 90-84 në fushën e Monaco (Yabusele 18 pikë).
Fiton edhe skuadra e Barcelonës, që mposhti 84-71 francezët e Villeurbanne (Laprovittola 20 pikë), duke qëndruar në vendin e dytë. Moment të mirë po kalon ekipi i Armani Milano, që fitoi 65-58 ndaj Zalgiris Kaunas (vendi i tretë). Në vendet 4-5 ndodhet ekipet ruse të Zënit dhe CSKA Moskë.
Euroleague – Raundi i 23-të
Zenit st.Petersburg – Anadolu Efes, 76-67
Olympiacos – Crvena Zvezda, 72-76
Maccabi Tel Aviv – Fenerbahce e shtyrë
Barcelona – Villeurbanne, 84-71
Unics Kazan – CSKA Moskë, 75-86
Monaco – Real Madrid, 84-90
Panathinaikos – Baskonia Gasteiz, 75-63
Armani Milano – Zalgiris Kaunas, 65-58
Bayern Mynih – Alba Berlin, 62-56