Miami qëndron në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 121-114 ndaj Clippers, ndeshje me rivalitet dhe emocione. 6 lojtarë të Miami realizuan mbi 10 pikë, me Butler protagonist, autor i 26 pikëve, mbështetur edhe nga Vincent me 23 pikë.
Tjetër humbje për Lakers, që u mundën 117-114 nga Charlotte, sfidë ku për kalifornianët munguan James dhe Davis. Për vendasit u dallua Bridges me 26 pikë. Phoenix dominon në Perëndim, duke fituar sot 134-124 ndaj Minnesota (Booker 29 pikë).
Vijon momenti i mirë për Memphis, që fitoi sot 119-109 ndaj Utah Jazz, me Ja Morant sërish protagonist. Ai realizoi një “triple double” (30 pikë, 10 rebolund, 10 asist). Fiton skuadra kampione e Milwaukee, që falë 38 pikëve e 13 rebound të Antetokounmpo, mundi 123-108 New York.
NBA – Rezultatet e sotme
Orlando – Detroit, 119-103
Atlanta – Boston, 108-92
Charlotte – Lakers, 117-114
Houston – Portland, 110-125
Memphis – Utah Jazz, 119-109
Miami – Clippers, 121-114
New Orleans – Denver, 105-116
Oklahoma – Indiana, 110-113
San Antonio – Chicago, 131-122
Phoenix – Minnesota, 134-124
Milwaukee – New York, 123-108