Golden State kanë marrë një tjetër fitore në NBA, kësaj radhe përballë skuadrës së Brooklyn Nets.
Warriors kanë shënuar fitore me rezultat 106:110.
Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Andrew Wiggins, i cili shënoi 24 pikë dhe numëroi edhe tetë kërcime. Wiggins ishte katër herë i saktë nga distanca për tri pikë.
Warriors shënuan plot 14 trepikësha në këtë ndeshje, duke grumbulluar kësisoj 7 mijë dollarë për bamirësi.