Rugova largohet nga FBK

Basketboll

Rugova largohet nga FBK

Nga: K.G. Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 14:38
Rugova largohet nga FBK

Granit Rugova largohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Ai njoftimin e ka bërë përmes profilit të tij në facebook.  

 “Pas një përvoje të jashtëzakonshme në Federatën e Basketbollit të Kosovës, erdhi koha e ndryshimit.

Falënderoj të gjithë për besimin ndaj meje dhe në veçanti Kryetarin Arben Fetahu, Sekretaren e Përgjithshme Elvira Dushku, Bordin e FBK-së dhe të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët për këtë periudhë 3-vjeçare e gjysmë.

Puna si Drejtor i Përfaqësuesve të Kosovës ishte shumë sfiduese, por u përpoqa dhe dhashë maksimumin. Ishte nder dhe krenari për mua, ashtu siç e kam veshur fanellën e Prishtinës dhe Kosovës ndër vite.

U. D. i Drejtorit Ekzekutiv të Ligës UNIKE për mua ishte përgjegjësi, por edhe krenari, të punoja për një ligë që bashkon Kosovën dhe Shqipërinë.

Njëra sfidë ka mbaruar, tjetra po fillon...

Dua të ju njoftoj se, z. Uran Ismaili dhe Partia Demokratike e Kosovës më ka besuar të udhëheqi Drejtorinë e Sportit në Komunën e Prishtinës. 

Me kënaqësi e kam pranuar këtë detyrë dhe pa dyshim se do të kontribuoj në promovimin dhe avancimin e sportit në qytetin tim të zemrës”, njofton Rugova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat