Liga Unike vazhdon të jetë shumë interesante dhe në vitin e dytë, me shumë befasi nga skuadrat më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll.
Ndeshja që hap xhiron e 10-të është ajo në mes të Rahovecit dhe Prizrenit 16 me fillim nga ora 17:00. Prizreni në ndeshjen e fundit fitojë me rezultat bindës ndaj KB Tiranës, ndërsa vreshtarët u mposhtën nga KB Teuta Durrës në sekondat e fundit.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërisë, KB Tirana do të jetë nikoqire e Vllaznisë, me shkodranët që kanë vetëm një fitore në Ligën Unike, duke e mposhtur pikërisht Tiranën me rezultat 87-68 në xhiron e tretë.
Takimi në mes të Rahovecit dhe Prizrenit do të zhvillohet pa praninë e shikuesve.