Janë luajtur takimet e raundit të 25-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, ndërkohë që disa skuadra edhe rikuperojnë ndeshjet e anulluara për shkak të pandemisë.
Kështu, Real Madrid, me fitoren 85-64 arritur ndaj rusëve të Zenit St.Petersburg, udhëheq i vetëm Euroleague, duke u bërë ekipi I parë që arrin kuotën e 20 fitoreve (ka edhe 3 humbje).
Në vendin e dytë (me 19 fitore, 5 humbje) ndodhet Barcelona, që fitoi 86-60 ndaj Panathinaikos, ndërsa italianët e Armani Milano u mundën në fushën e tyre 71-60 nga Fenerbahce (ruajnë vendin e tretë).
Euroleague – Raundi i 25-të
Crvena Zvezda – Monaco, 80-91
Bayern Mynih – Maccabi Tel Aviv, 70-52
Armani Milano – Fenerbahce, 60-71
Barcelona – Panathinaikos, 86-60
CSKA Moskë – Alba Berlin, 91-72
Anadolu Efes – Villeurbanne, 78-72
Zalgiris Kaunas – Unics Kazan, 67-76
Baskonia Gasteiz – Olympiacos, 62-72
Real Madrid – Zenis st.Petersburg, 85-64