Golden State Warriors po vazhdojnë me formën e lartë këtë sezon.
Skuadra nga konferenca perëndimore ka marrë një tjetër fitore, kësaj radhe kundër Oklahoma City Thunder. GSW fituan me rezultatin 110:98.
Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte Klay Thompson, i cili pas lëndimit po sheh minutat e tij gjithnjë në rritje.
Thompson shënoi 211 pikë, duke qenë i saktë në 6 nga 15 tentime nga loja e hapur dhe 6/6 nga gjuajtjet e lira.
Në radhët e OKC u dallua Dort, me 26 pikë të shënuara.