FBK: Vetëm të vaksinuarit në Final 8 Kupës së Kosovës

Basketboll

FBK: Vetëm të vaksinuarit në Final 8 Kupës së Kosovës

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 16:02
FBK: Vetëm të vaksinuarit në Final 8 Kupës së Kosovës

Nga 9 deri më 13 Shkurt në palestrën “Karagaçi” do të zhvillohet Final 8 i Kupës së Kosovës Agim Lluka, ku pritet spektakël i basketbollit.

Në palestër ndeshjet mund t’i përcjellin vetëm personat që janë të vaksinuar, ose ata të cilët e kanë kaluar Covidin dhe me një test negativ. Të gjithë të pavaksinuarit nuk do të lejohen të hyjnë në palestër. Ky rregull vlen për të gjithë dhe nuk do të ketë përjashtime. Personat që nuk janë të vaksinuar nuk mund të hyn fare në palestër.

Të gjithë personat që hyjnë në palestër duhet të mbajnë maskë dhe të respektojnë distancën.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) së bashku me institucionet përkatëse janë në përkahje të fushatës së vaksinimit dhe Final 8 Kupa e Kosovës është një ngjarje e madhe e basketbollit, ku do të kenë çasje vetëm të vaksinuarit.

FBK gjithnjë ka respektuar masat anti Covid, dhe ju bënë thirrje të gjithëve të vaksinohen, duke respektuar udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, njofton FBK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat