Janë luajtur 8 nga 9 ndeshjet e raundit të 26-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, sfida Fenrebahce-Bayern Mynih u shty për shkak të Covid-19, pasi disa lojtarë të ekipit gjerman ishin të infektuar.
Gjithsesi, vëmendja ishte te sfida mes Real Madrid e Barcelona, fituar me lehtësi 86-68 nga katalanasit, që marrin edhe kreun e renditjes së Euroleague. Pritej më shumë nga Real në këtë duel, por diferencën e bëri kolektiviteti i ekipit blaugrana (Laprovittola 20 pikë).
Fiton edhe skuadra e Armani Milano, që mposhti 89-78 Baskonia Gasteiz dhe konsolidon vendin e tretë. Në sekondat e fundit fiton ekipi grek i Olympiacos, që mundi 87-85 kampioënt në fuqi të Anadolu Efes.
Euroleague – Raundi i 26-të
Olympiacos – Anadolu Efes, 87-85
Alba Berlin – Zenit st.Petersburg, 76-67
Monaco – Zalgiris Kaunas, 82-83
Maccabi Tel Aviv – CSKA Moskë, 84-75
Armani Milano – Baskonia Gasteiz, 89-78
Unics Kazan – Crvena Zvezda, 77-84
Fenerbahce – Bayern Mynih, e shtyrë
Villeurbanne – Panathinaikos, 63-76
Real Madrid – Barcelona, 68-86