Vijon kriza e ekipit të Brooklyn, që pësoi humbjen e 11-të radhazi dhe tashmë rrezikon play off-in. Nets u mundën sot 115-111 nga Miami, në një sfidë me rivalitet. Për Miami u dallua Adebayo me 19 pikë e 11 rebound, por në fakt ishte një fitore e kolektivitetit (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë). Miami, falë këtij suksesi, mban kreun e renditjes në Lindje.
Humbja e tretë radhazi për Lakers, jashtë zonës play off në Perëndim, që sot u mundën 117-115 nga Golden State. Sfidë që dhuroi emocione deri në fund, ku LeBron James realizoi 26 pikë e 15 rebound, por që s’mjaftuan. Në kahun tjetër, lider në fushë ishte Klay Thompson me 33 pikë, mbështetur nga Curry me 24 pikë.
Fitore të vështirë korri edhe ekipi i Chicago, që mundi 106-101 Oklahoma, ndeshje ku vendimtar për Bulls ishin DeRozan me 38 pikë e Vucevic me 31 pikë e 15 rebound. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron skuadra e Phoenix, që mposhti 132-105 Orlando. Më i miri për Suns ishte Kevin Booker me 26 pikë, por 9 lojtarë të Phoenix realizuan mbi 10 pikë.
NBA – Rezultatet e sotme
Portland – New York, 112-103
Charlotte – Memphis, 118-125
New Orleans – San Antonio, 114-124
Washington – Sacramento, 110-123
Philadelphia – Cleveland, 103-93
Toronto – Denver, 109-110
Chicago – Oklahoma, 106-101
Miami – Brooklyn, 115-111
Dallas – Clippers, 97-99
Golden State – Lakers, 117-115
Phoenix – Orlando, 132-105