Peja ka shkarkuar trajnerin Shemsettin Bash.
Pejanët pas dështimit në garën për Kupën e Kosovës, nuk i mbetet gjë tjetër përveç që të ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin turk.
“KB Peja njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin në mirëkuptim të ndërsjelltë me Shemsettin Bash.
Klubi e falënderon shumë Bash për punën e tij në KB Peja dhe i dëshiron sukses në të ardhmen”, njofton KB Peja.