Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) më 26 e 27 Shkurt 2022 në Prishtinë do të organizojnë Seminarin për Klubet e FBK-së.
Qëllimi i organizimit të këtij seminari është zhvillimi dhe fuqizimi i klubeve të basketbollit.
Fuqizimi i Klubeve të FBK-së është një nga pesë qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025, të cilin Federata e Basketbollit të Kosovës e ka hartuar në bashkëpunim me FIBA-n dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar nga institucioni më i lartë i basketbollit në botë.
Ligjërues në Seminarin dy ditor do të jenë ekspertë të angazhuar nga FIBA: Geoff Wilson, Maeve Buckley dhe Gustavo Arellano.
Temat për të cilat ata/o do të ligjërojnë janë:
- Menaxhimi i brendit dhe angazhimi digjital me tifozë.
- Veprimet në ditën e ndeshjes dhe angazhimi me tifozë në ditën e ndeshjes.
- Sponsorizimi dhe investimet nga sektori publik.