Janë luajtur sot takimet e javës së 10-të të Kategorisë së Parë në basketboll për femra.
Flamurtari kampion fitoi thellë 88-49 ndaj Tirana Barleti Basket, ekipit që dy javë më parë fitoi Kupën e Shqipërisë.
Ndeshja e luajtur në kryeqytet u dominua nga mikeshat nga Vlora, që u shkëputën që në periodën e parë. Omerbasic me 29 pikë ishte shënuesja me e mirë për Flamurtarin, që kryeson renditjen.
Në vendin e dytë qëndron Partizani, që falë 38 pikëve të Dushi dhe 28 të Spahiu, fitoi thellë 135-73 ndaj Apolonisë, ndeshje e luajtur në kryeqytet. Thellë fiton edhe Tirana, që mundi 91-38 Elbasanin në “Fahrie Hoti”, sfidë ku u dallua Klea Verri me 30 pikë.
Tirana qëndon në vendin e tretë, duke lënë pas Studentin (i katërti), që fitoi në sekondat e fundit 58-57 ndaj Vllaznisë në Shkodër. Ndeshje e hapur deri në fund, me aida Vata që realizoi17 pikë e 11 rebound për Studentin. Ndërsa 27 pikët e 16 rebund të reshpja për shkodranet mbetën për statistikë.
Kategoria e Parë-Femra, java e 10-të
Tirana – Elbasani, 91-38
Partizani – Apolonia, 135-73
Studenti – Vllaznia, 57-58
Tirana Barleti Basket – Flamurtari, 49-88
Renditja: Flamurtari 19 pikë, Partizani 18 pikë, Tirana 17 pikë, Studenti 17 pikë, Tirana Barleti Basket 14 pikë, Vllaznia 13 pikë, Elbasani 12 pikë.