Basketbollisti i New York Knicks, Obi Toppin, e ka fituar garën “Slam Dunk 2022” në All-Star të NBA-s, duke u zgjedhur kështu si më i miri në ngulitje.
Si në çdo mbrëmje tjetër të “NBA All-Star”, edhe kësaj radhe nuk ka munguar spektakli.
Toppin doli fitues në garën për ngulitjen më të mirë, duke i marrë 90 pikë në raundin final, aty ku e mposhti Toscano-Andersonin e Golden State Warriors, i cili mori 69 pikë nga juria.
Pjesëmarrës në këtë garë ishin edhe Cole Anthony (Orlando Magic) e Jalen Green (Houston Rockets).