Kombëtarja e meshkujve në basketboll ka mbërritur në Rumani, ku do të luajë sot ndaj kombëtares vendase ndeshjen e vlefshme për fazën para-eliminatore të Europianit 2025 (Eurobasket).
Shqipëria e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali ndodhet në Grupin B, bashkë me Rumaninë e Luksemburgun.
Ndeshja ndaj Rumanisë do të luhet në Ploiesti (ora 17:00 me orën shqiptare). Kuqezinjtë janë stërvitur për 10 ditë në Durrës dhe synojnë të bëjnë një paraqitje të mirë në këtë Europian. Kombëtares i bashkohet sot edhe amerikani Dallas Moore, që ka nënshtetësi shqiptare.
Shqipëria e ka fituar ndeshjet e parë në këto eliminatrore, 92-89 ndaj Luksemburgut, ndaj të cilës do të luajë sërish më 27 shkurt. Sipas FSHB-së, kombëtarja do të udhëtojë direkt nga Rumania për në Luksemburg për sfidën e tretë në grup.