Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni ka ndërprerë Bashkimin me trajnerin Branimir Paviq.
Lajmi konfirmohet nga vet klubi prizrenas.
Bashkimi po kalon periudhë jo të mirë në elitën e basketbollit të Kosovës, klub që zë pozitën e 6-të me 28 pikë pas 20 jave të zhvilluara.
"Ndahen rrugët me trajnerin Paviq!
Trajneri i deritashëm i skuadrës sonë, Branimir Paviq, nuk do të jetë më pjesë e KB Bashkimit.
Bashkëpunimi me kroatin është ndërprerë pas dorëheqjes së tij, duke besuar që ekipi ka nevojë për rifreskim.
Ne e falenderojmë trajnerin Pavic për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës.
Së shpejti do t'ju njoftojmë me emrin e trajnerit të ri", njofton Bashkimi.