Norvegjia paralajmëron Kosovën

Basketboll

Norvegjia paralajmëron Kosovën

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:23
Norvegjia paralajmëron Kosovën

Norvegjia u tregua goxha e denjë në shumicën e kohës në duel me Danimarkën, por  nuk i shkoi deri në fund, duke pësuar humbje me rezultat 84:68 në parakualifikuese për Eurobasket 2025.

“Ndeshja e së dielës kundër Kosovës në Mitrovicë, do të jetë një ndeshje kyçe në kualifikuese.

Nëse duam të kualifikohemi, duhet ta fitojmë atë ndeshje.

Nëse e bëjmë këtë, ‘rikthehemi në biznes’”, tha selektori i kombëtares së Norvegjisë, Mathias Eckhoff.

Raportohet se Norvegjia ka një strategji ndaj Kosovës, që mund të befasojë e të kthehet ballëlart.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat