Këta janë 12 basketbollistët e grumbulluar për Kosovën kundër Norvegjisë

Basketboll

Këta janë 12 basketbollistët e grumbulluar për Kosovën kundër Norvegjisë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 19:49
Këta janë 12 basketbollistët e grumbulluar për Kosovën kundër Norvegjisë

Kombëtarja e Kosovës në basketboll po vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Norvegjisë, që do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 19:00 në sallën “Minatori” të Mitrovicës.

Ndërsa tani, trajneri i Kosovës në basketboll Christos Marmarinos ka bërë përzgjedhjen e 12 basketbollistëve që do të jenë në këtë përballje.

Stërvitjet kanë filluar të shtunën e kaluar, kurse pas përgatitjeve Kosovës i është bashkuar edhe amerikani i natyralizuar Scott Bamforth.

Kosova përballet me Norvegjinë në kuadër të rrethit të parë parakualifikues, ku gjendet në Grupin C së bashku me Danimarkën dhe rivalin e nesërm.

Të tri kombëtaret kanë nga një fitore e një humbje, ndërkaq vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

Më poshtë mund ta gjeni listën e lojtarëve të grumbulluar për Kosovën në ndeshjen kundër Norvegjisë.

Lista e Kosovës: Arti Hajdari, Scott Bamforth, Valon Bunjaku, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Muhamedali Janjeva, Fisnik Rugova dhe Gëzim Morina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat