E pafalshme, Kosova fitoren e shndërron në humbje!

Basketboll

E pafalshme, Kosova fitoren e shndërron në humbje!

Nga: K. Goca Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 19:49
E pafalshme, Kosova fitoren e shndërron në humbje!

E pafalshme, Kosova fitoren e shndërron në humbje! Kosovës nuk i mjaftoi epërsia me 15 pikë, menduan se qysh në 20 minutat e parë fituan sfidën dhe kjo iu kthye bumerang, mposhten pas vazhdimeve nga Norvegjia, në ndeshjen e xhiros së tretë në garat parakualifikuese për EuroBasket 2025.

Dardanët pësuan humbje me rezultat 92:95 (27:15, 19:16, 18:25, 17:25 – 11:14) nga Norvegjia, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.

Norvegjia shënoi fitoren e dytë dhe ka vetëm një humbje, e Kosova ka një fitore e dy humbje në Grupin C.

Norvegjia kryeson me 5 pikë, pasojnë Danimarka me 4 e Kosova 4 me pikë. 

Çereku i parë e bëri diferencën, kur Kosova udhëhoqi me 12 pikë (27:15), kjo i dhuroi edhe fitoren! Mos të ishte kjo epërsi në 10 minutat e parë, Kosova do të kishte shumë telashe. Në minutën e 20-të, djelmoshat tanë udhëhoqën me 15 pikë (46:31).

Në çerekun e tretë, Norvegjia dha tërë arsenalin duke e ngushtuar rezultatin në  56:51 në minutën e 28-të. Norvegjia gjithnjë e më kërcënuese, ngushton rezultatin në 4 pikë  69:65 (33'), 71:67 dhe në minutën e 40-të, rezultati 81:81.

Basketbollisti Harald Frey me 38 pikë është trim i fitores së Norvegjisë dhe fatal për Kosovën. Dardan Berisha është më efikasi të Kosova, me 27 pikë të shënuara.

Pas vazhdimit pesëminutësh, Norvegjia avancon me 81:83, 83:85, 83:87.

Në minutën e 42-të, Norvegjia shton epërsinë në pesë pikë (85:90).  Kosova pësoi humbje me rezultat 95:92 nga norvegjezët, humbje e papritur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat