Euroleague pezullon 3 skuadrat ruse

Basketboll

Euroleague pezullon 3 skuadrat ruse

Më: 1 mars 2022 Në ora: 12:19
Euroleague pezullon 3 skuadrat ruse

Skuadrat ruse të CSKA Moskë Unics Kazan dhe Zenit st.Petersburg janë pezulluar përkohësisht nga Euroleague, turneu më i rëndësishëm në Europë në basketboll për meshkuj. Vendimi u mor nga bordi drejtues i Euroleague, pas sulmeve që Rusia ka kryer së fundi ndaj Ukrainës.

Të gjitha ndeshjet e skuadrave ruse të vlefshme për raundin e 28-të, këtë mesjavë, janë anuluar.

Më herët, javën e kaluar, u pezulluan edhe ndeshjet e raundit të 27-të, pasi Barcelona dhe Zalgiris Kaunas refuzuan të udhëtojnë për në Rusi.

“Euroleague dhe skuadrat konfirmojnë impenjimin e tyre për paqen dhe janë kundër çdo lloj dhune apo lufte”, thuhet në deklaratën e Euroleague. E pezulluar nga aktivitetet ndërkombëtare edhe ekipi i Lokomotiv Kuban, që luan në EuroCup.

Pezullimi është për momentin provizor, por situata mund të ndryshojë dhe klasifikimi do të ndryshojë. Të trija ekipet ruse janë aktualisht në “top-8” më të mirat dhe në zonën play off dhe aktualisht këto skuadra ndodhen në Rusi, duke mos udhëtuar për ndeshjet e radhës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat