Për të dytën javë me radhë Euroleague po luhet e cunguar, për shkak të pezullimit të tri skuadrave ruse që marrin pjesë në këtë kompeticion.
Ndërkohë, pas takimeve të raundit të 28-të, një trio ndodhet në krye të renditjes: Barcelona, Real Madrid dhe Armani Milano. Skuadra madrilène nuk luajti, ndërsa Barcelona e Milano dolën fituese në përballjet e radhës.
Katalanasit mposhtën në fushën e tyre 88-83 Monaco, ndërsa milanezët fituan 76-75 në Greqi ndaj Panathinaikos.
Mirëpo paraqitet Olympiacos, në vendin e katërt, që fitoi 98-88 ndaj Bayern Mynih, ndërsa kampionët e Anadolu Efes fituan derbin turk me Fenerbahce.
Euroleague – Raundi i 28-të
Anadolu Efes – Fenerbahce, 84-79
Crvena Zvezda – Baskonia Gasteiz, 86-83
Alba Berlin – Zalgiris Kaunas, 82-74
Barcelona – Monaco, 88-83
Panathinaikos – Armani Milano, 75-76
Bayern Mynih – Olympiacos, 88-98