Tirana më e mirë se Partizani

Basketboll

Tirana më e mirë se Partizani

Më: 5 mars 2022 Në ora: 17:35
Tirana më e mirë se Partizani

Janë luajtur ndeshjet e javës së 12-të ët Kategorisë së Parë në basketboll për femra.

Flamurtari kampion fitoi pa problem 103-83 ndaj Elbasanit, në një ndeshje të dominuar nga basketbollistet vlonjate. Ndeshje e shkëlqyer e Johnson, që realizoi një “triple double”, me 29 pikë, 13 rebound e 11 asist.

Tirana mposhti 92-87 Partizanin në derbin kryeqytetas, në një takim me shumë emocione deri në fund. Palko realizoi 39 pikë e 12 rebound, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Tiranën u dallua Klea Verri me 31 pikë.

Fiton edhe Studenti, që mundi 64-42 Tirana Barleti Basket, në një takim të dominuar nga vajzat e trajneres Mitku (Pëllumbi 17 pikë). Ndërsa Vllaznia, falë 17 pikëve të Livia Gjata, mundi 67-37 apoloninë e vendit të fundit.

Kategoria e Parë-Femra, java e 12-të

Tirana Barleti Basket – Studenti, 42-64

Apolonia – Vllaznia, 37-67

Partizani – Tirana, 87-92

Flamurtari – Elbasani, 103-83

Renditja: Flamurtari 23 pikë, Partizani 21 pikë, Tirana 21 pikë, Studenti 20 pikë, Vllaznia 17 pikë, Tirana Barleti Basket 16 pikë, Elbasani 14 pikë, Apolonia 12 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat