Skuadra e Teutës në basketboll për meshkuj ka konfirmuar ardhjen e dy lojtarëve amerikanë në radhët e saj. Bëhet fjalë për Nasir Core dhe Kyle Beisch, që i janë bashkuar ekipit durrsak për pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi durrsak konfirmon gjithashtu largimin e Cameron Satterwhite nga klubi për arsye personale.
Gjithsesi, ardhja e dy amerikanëve bën që Teuta të jetë një nga pretendentet kryesore për titull këtë sezon, teksa kryeson edhe Superligën.
Në ndeshjen e prapambetur të Ligës Unike, atë luajtur në Suharekë, Teuta u mund 73-59 nga vendasit e Golden Eagle Ylli. Në këtë event, Teuta ndodhet në vendin e katërt me 17 pikë (6 fitore, 5 humbje).