Fitore bindëse e Kosovës

Basketboll

Fitore bindëse e Kosovës

Më: 6 mars 2022 Në ora: 19:21
Fitore bindëse e Kosovës

Kosova U14 ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë Veriore U14 me rezultat 63:86 (20:31, 14:19, 15:15, 14:21), në turneun e YDF-së që sapo përfundoi në Shkup.

Dardanët e rinj e nisën ndeshjen për mrekulli, ku qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të dyfishtë, 12:24, ndërsa kjo pjesë përfundoi 20:31.

Basketbollistët e rinj të Kosovës vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, që arriti në 20 pikë, 26:46, ndërsa pjesa e parë përfundoi me shifrat 34:50.

Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, megjithatë, u menaxhua nga Dardanët që nuk lejuan epërsinë të shkrihej, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 49:65. Kosova nuk e lëshoi epërsinë në dhjetë minutat e fundit, madje e thelloi atë, duke triumfuar me rezultat 63:86.

Ndeshje fantastike zhvilloi Ben Basha me 27 pikë e 22 kërcime.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Kosovë, që kishte mundur Bullgarinë dhe Rumaninë, ndërsa kishte pësuar nga Turqia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat