Një tjetër sportist i ri është shuar në Ukrainë, ku basketbollisti 19-vjeçar, Bohdan Popova, ka rënë në luftime, pasi kishte vendosur të mbronte vendin e tij nga pushtimi rus.
Pak ditë më parë u konfirmua se u vranë dy futbollistë, Vitali Sapilo dhe Dmitro Martinenko, si dhe Yevhen Malishev që garonte në biatlon (ski dhe gjuajtje me pushkë).
Fatkeqësisht lajmet tragjike vazhdojnë, pasi që basketbollisti i ri Bohdan Popova edhe sportisti i radhës që humbi jetën në Ukrainë.
Rrethanat e sakta lidhur me tragjedinë nuk janë bërë të ditura.