Euroleague në basketboll për meshkuj vijon të luhet e cunguar për shkak të pezullimit të skuadrave ruse. Kjo gjë ka ndodhur edhe në takimet e raundit të 29-të, teksa nuk janë luajtur tri sfidat e radhës, duke bërë që renditja të jetë e cunguar.
Gjithsesi, në sfidat e kësaj jave, spikat fitorja e Real Madrid, 92-88 ndaj Armani Milano, dy ekipe që pretendojnë titullin. Fitorja e skuadrës madrilène erdhi pas kohës shtesë, në një ndeshje spektakolare.
Humbet skuadra e Barcelonës, që u mund 91-84 në Lituani nga Zalgiris Kaunas, ndërkohë që humbëse nga kjo javë ka dalë edhe skuadra kampione në fuqi, Anadolu Efes. Turqit u mundën 102-80 nga Monaco.
Euroleague – Raundi i 29-të
Fenerbahce – CSKA Moskë, e shtyrë
Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv, 84-77
Villeurbanne – Baskonia Gasteiz, 69-72
Alba Berlin – Olympiacos, 90-75
Real Madrid – Armani Milano, 92-88
Zenit st.Petersburg – Panathinaikos, e shtyrë
Zalgiris Kaunas – Barcelona, 91-84
Monaco – Anadolu Efes, 102-80
Bayern Mynih – Unics Kazan, e shtyrë