Fillon Liga Junior NBA Kosova

Basketboll

Fillon Liga Junior NBA Kosova

Më: 12 mars 2022 Në ora: 19:01
Fillon Liga Junior NBA Kosova

Të shtunën ka filluar Liga Junior NBA Kosova, ku është zhvilluar xhiroja e parë.

Fëmijët e moshës 11-14 vjeç kanë luajtur ndërmjet tyre, varësisht sipas shortit, derisa të dielën do të zhvillohet xhiroja e dytë.

Kjo Ligë zhvillohet në mbarë Kosovën, ku 30 Shkolla janë ndarë në dy Konferenca dhe gjashtë Divizione, varësisht nga Regjioni ku i takojnë.

Tetë më të mirat e Konferencës kualifikohen në “Play-off” dhe më pas zhvillohet “Final Four”, ku shpallet skuadra kampione.

Ky është një projekt madhor nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), derisa synon të zhvillojë gjeneratat e reja dhe masivizimin e basketbollit në të dyja konkurrencat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat