Janë luajtur takimet e javës së 13-të të Kategorisë së Parë në basketboll për femra, javë që konfirmon kampionet e Flamurtarit në krye të renditjes. Vlonjatet fituan 97-77 ndaj Tiranës në “Fahrie Hoti”, ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga basketbollistet vlonjate.
Një ndeshje magjike për Laura Johnson, që realizoi 49 pikë e 20 rebound, më e mira në fushë për Flamurtarin. Për Tiranën u dallua Klea Verri me 28 pikë. Ritmin e vlonjateve mban Partizani, që fitoi 84-70 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas.
Një takim ku vajzat e “kuqe” patën epërsi, duke e merituar fitoren. U dallua Aida Palko me 33 pikë e 16 rebaund, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Pëllumbit për Studentin. Fiton edhe Vllaznia, që falë një “triple double” të Rreshpja (22 pikë, 16 rebound, 11 asist) mundi 80-47 Elbasanin.
Rikthehet te fitorja Tirana Barleti Basket, që mundi 72-66 Apoloninë dhe mban ende gjallë shpresat për një vend në play off. Për kryeqytetaset u dalluan Jaçe dhe Uruçi me nga 15 pikë secila.
Kategoria e Parë-Femra, java e 13-të
Tirana Barleti Basket – Apolonia, 72-66
Studenti – Partizani, 70-84
Vllaznia – Elbasani, 80-47
Tirana – Flamurtari, 77-97
Renditja: Flamurtari 25 pikë, Partizani 23 pikë, Tirana 22 pikë, Studenti 21 pikë, Vllaznia 19 pikë, Tirana Barleti Basket 18 pikë, Elbasani 15 pikë, Apolonia 13 pikë.