AA Kerasan Prishtina - fituese e kupës

Basketboll

AA Kerasan Prishtina - fituese e kupës

Nga: Vllaznim Bytyçi Më: 13 mars 2022 Në ora: 15:57
AA Kerasan Prishtina - fituese e kupës

Basketbollistet e KBF “AA Kerasan Prishtina” janë fituese të Kupës së Kosovës për Ligën e parë të Kosovës për vajza (U-16). Ato në finale e kanë mposhtur skuadrën “Junior 06” me rezultat 66:44.

Ashtu sikurse edhe u prit, ndeshja ka nisur me rivalitet të plotë. Ekipet u përqendruan më shumë në mbrojtje, ndërsa sulmi nuk ishte sa duhet efikas. Kjo bëri që skuadrat ta përmbyllin dhjetëminutëshin e parë me rezultat 9:12.

Në çereku e dytë dy lojtaret më të disponuara, Yllka Morina dhe Melisa Billali, shënaun nga 8 përkatësisht 4 pikë, por kjo nuk mjaftoi përballë lojës kolektive dhe më angazhuese të mysafireve, të prira nga dyshja Rexhepi (6) – Tuhina (7).

Image

“Junior 06”

Prishtinaset në këtë pjesë të lojës realizuan +20 pkë, derisa nikoqiret nuk arritën më shumë se 12 sosh. Me shifrat 21:32 lojtaret shkuan në pushim.

Dhjetëminutëshi i tretë i takoi vendëseve. Ato luajëtn më mirë. Uka, Morina, Bilalli dhe Gashi realizun 14 pikë, kurse mysafiret vetëm 9. Gjatë kësaj kohe rezultati u zvogëlua dukshëm, në vetëm një pikë. Megjithatë në fund të kësaj periudhë udhëtueset arritën ta përmbyllin çerekun me +5 pikë, 35:40.

Fituesi pritej të përcaktohej në periudhën e katërt. Kur të gjithë pritnin vazhdimin e lojës më të mirë të nikoqireve, ndodhi e kundërta. Mysafiret, të prira nga dyshja fantastike Rexhepi-Tahiri, shtuan epërsinë edhe më shumë, epërsi kjo sa vinte e shtohej.

Në fund, me shifrat 66:44 në të mirë të prishtinaseve u mbyll kjo sfidë, në të cilën është pritur shumë më tepër nga vashat e trajnerit Ramush Rushiti.

“Dorën në zemër, kemi pritur fitore dhe rrëmbimin e Kupës së Kosovës.

Për këtë ishim përgatiur shumë, si lojtaret ashtu edhe stafi i gjerë i klubit. Mirëpo, dështuam tek individet tona, të cilat si duket, për fat të keq, më shumë ishin përqendruar pë titullin MVP sesa për kupën. Dua të falënderoj lojën e mrekullueshme të qendrës sonë Yllka Morina dhe Merisa Bilalli, të cilat dhanë gjithçka nga vetja, e kjo nuk mund të thuhet për lojtaret tjera. Na mbetet t’i përmirësojmë këto dobësi dhe të vazhdojmë drejt titullit të kampionit...”, ka thënë trajneri Rushiti.

Për fitoren e AA Kerasan Prishtinës më së shumti kontribuan Etna Rexhepi me 15 pikë dhe Olsa Tahiri me 20 sosh. Ndërsa tek vendëset u dalluan Yllka Morina me 17 pikë dhe 20 kërcime, si dhe Merisa Billali me 10 pikë të shënuara.

Pas përfundmit të ndeshjes u ndanë medaljet dhe kupat, të cilat i ndanë anëtari i Bordit të FBK-së, Artan Kurti dhe drejtroi i DKRS të KK të Prizrenit, Adem Morina.

Fillimisht me kupën MVP u nderua Olsa Tahiri, ndërsa më pastaj anëtari bordit të FBK-së Artan Kurti ia dorëzoi trofeun më të çmueshëm të Kosovës kapitenes Etna Rexhepi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat