Skuadra e Lakers nuk po kalon një moment të mirë në NBA, por krejt ndryshe është situata për basktebollistin LeBron James, që gjithnjë e më shumë shkëlqen në fushë.
Me asistin dhënë Carmelo Anthony në ndeshjen e humbur sot ndaj Phoenix (111-140),
“King Jmes” bëhet basketbollisti i parë në historinë e NBA-së që vendos një rekord të tillë.
LeBron vendos rekordin e 30 mijë pikëve, 10 mijë rebound e 10 mijë assist në karrierën e tij në NBA, shifër që nuk e ka arritur asnjë lojtar tjetër më parë.