Bota e basketbollit është duke e shijuar njërin prej lojtarëve më precizë që e ka parë ndonjëherë.
Stephen Curry ka hyrë në histori duke thyer rekorde të njëpasnjëshme.
Por, saktësia e tij nga distanca është e jashtëzakonshme, e pabesueshme.
Basketbollisti i Golden State Warriors nuk është mjaftuar të shënojë nga vija e trepikëshit.
Kjo pasi shpesh ai ka tentuar nga “Himalajet” duke qenë po ashtu i saktë.