Janë luajtur vetëm 5 nga 9 ndeshjet e javës së 30-të të Euroleague në basketboll për meshkuj.
Vijojnë të mbeten pezull takimet e tri skuadrave ruse, ndërkohë që është shtyrë edhe sfida Armani Milano-Bayern Mynih, pasi ekipi gjerman kishte shumë raste me Covid-19.
Në sfidat e kësaj jave spikatin fitoret e dy ekipeve spanjolle, Barcelona e Real Madrid, që kanë siguruar edhe kualifikimin në çerekfinalet e play off.
Barcelona mposhti 82-70 serbët e Crvena Zvezda, ndërsa skuadra madrilène mundi 80-58 francezët e Villeurbanne. Fiton edhe skuadra turke e Anadaolu efes, kampione në fuqi, që mundi 85-71 Zalgiris.
Euroleague – Raundi i 30-të
Unics Kazan – Maccabi Tel Aviv, e shtyrë
CSKA Moskë – Monaco, e shtyrë
Zalgiris Kaunas – Anadolu Efes, 71-85
Olympiacos – Panathinaikos, 101-73
Real Madrid – Villeurbanne, 70-58
Feneberhace – Zenit st.Petersburg, e shtyrë
Armani Milano – Bayern Mynih, e shtyrë
Baskonia Gasteiz – Alba Berlin, 85-68
Barcelona – Crvena Zvezda, 82-70