Euroleague përjashton 3 skuadrat ruse nga aktiviteti

Basketboll

Euroleague përjashton 3 skuadrat ruse nga aktiviteti

Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:30
Euroleague përjashton 3 skuadrat ruse nga aktiviteti

Tashmë është zyrtare: 3 skuadrat ruse që luajnë në Euroleague janë përjashtuar nga eventi për sezonin 2021-2022.

Bëhet fjalë për skuadrat CSKA Moskë, Zenit st.Petersburg dhe Unics Kazan, që prej disa javësh ishin pezulluar nga aktiviteti pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Vendimi është marrë nga bordi drejtues i Euroleague, që ka kushtëzuar edhe kualifikimin e disa skuadrave në fazën çerekfinale. Kështu, pas Barcelona dhe Real Madrid një biletë për më tej siguron edhe Armani Milano.

“Ishte e pamundur të vepronim ndryshe, duke e parë çështjen si nga ana humane ashtu dhe atë sportiuve. Shumë sportistë profesionistë kanë braktisur ekipet ruse të basketbollit”, thuhet në deklaratën e Euroleague.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat