Miami u mund 111-103 në fushën e tij nga New York dhe rrezikon të humbasë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes në NBA. Një ndeshje me rivalitet, ku për miqtë u dallua Quickley me 32 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Butler për vendasit.
Nga kjo situatë përfiton Philadelphia, që me fitoren e sotme 122-97 ndaj Clippers, ngjitet në vendin e dytë. Harden me 29 pikë e 15 rebound si dhe Embiid me 27 pikë e 10 rebound, ishin dy më të mirët për Philadelphia, që synon titullin.
Fiton edhe Minnesota, që falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë mboi 10 pikë) mposhti 116-95 Dallas. Tjetër humbje për Golden State (Thompson 37 pikë), që u mund 121-110 nga Atlanta (Young 33 pikë e 15 asist).
NBA – Rezultatet e sotme
Charlotte – Utah Jazz, 107-101
Detroit – Washington, 97-100
Atlanta – Golden State, 121-110
Miami – New York, 103-111
Minnesota – Dallas, 116-95
Portland – Houston, 106-125
Clippers – Philadelphia, 97-122