Vëmendja në Rahovec

Basketboll

Vëmendja në Rahovec

Më: 26 mars 2022 Në ora: 13:25
Vëmendja në Rahovec

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së 24-t në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë zhvillohet mes Trepcës dhe Dritës. Mitrovicasit janë favoritë, pasi kanë 16 fitore e shtatë humbje, kurse gjilanasit janë në vendin e fundit me 23 humbje në 23 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit.

Takimi i dytë pritet të jetë më interesant mes Rahovecit dhe Pejës, që u përballen edhe në Ligën Unike në mesjavë, ku fitore shënuan Vreshtarët 86:68. Në elitën e basketbollit, rahovecasit kanë dhjetë fitore e 13 humbje, ndërsa pejanët 15 fitore e tetë humbje.

Art Motion Superliga – Java 24

E shtunë

17:00 Trepça – Drita

19:00 Rahoveci – Peja

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat