Janë luajtur tri nga katër takimet e javës së 15-të të Kategorisë së Parë në basketboll për femra. Flamurtari kampion nuk e luajti ndeshje ndaj Apolonisë, por pavarësisht kësaj ruan kreun e renditjes.
Partizani i vendit të dytë fitoi thellë 116-48 ndaj Elbasanit në fushën e tij (Fekollari 26 pikë), ndërkohë që fitore me diferencë korri edhe Tirana, që mundi 94-47 Tirana Barleti Basket.
Mirela Lugaj me 33 pikë ishte shënuesja më e mirë për bardheblutë në këtë sfidë. Pa probleme fiton edhe Studenti, që mundi 51-32 Vllazninë në kryeqytet, duke konsoliduar vendin e katërt në renditje.
Kategoria e Parë-Femra, java e 15-të
Partizani – Elbasani, 116-48
Tirana – Tirana Barleti Basket, 94-47
Studenti – Vllaznia, 51-32
Flamurtari – Apolonia (e shtyrë)
Renditja: Flamurtari 27 pikë, Partizani 26 pikë, Tirana 25 pikë, Studenti 25 pikë, Vllaznia 22 pikë, Tirana Barleti Basket 20 pikë, Elbasani 16 pikë, Apolonia 14 pikë.