Janë luajtur ndeshjet e javës së 15-të të Superligës në basketboll për meshkuj.
Tirana ruan kreun e renditjes pas fitores 80-56 që arriti në fushën e saj ndaj Teutës së vendit të dytë. Një ndeshje e dominuar nga bardheblutë, që u shkëputën që në periodën e parë dhe e ruajtën epërsinë deri në fund (Hysa 32 pikë), shkruan Telesporti.
Partizani ka befasuar Vllazninë, duke fituar 85-76 në Shkodër ndaj skuadrës vendase. Takim i komanduar nga të kuqtë gjatë gjithë kohës, ku u dalluan Henson me 23 pikë e Konteh me 20 pikë e 15 rebound.
Fiton edhe Kamza Basket, që mundi 66-55 Dinamon, një ndeshje e kontrolluar nga miqtë. Bega realizoi 24 pikë për blutë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për kamzalinjtë Eldridge e Thano realizuan 37 pikë së bashku.
Superliga-Meshkuj, java e 15-të
Dinamo – Kamza Basket, 55-66
Tirana – Teuta, 80-56
Vllaznia – Partizani, 76-85
Renditja: Tirana 25 pikë, Teuta 23 pikë, Kamza Basket 23 pikë, Vllaznia 21 pikë, Partizani 19 pikë, Dinamo 18 pikë.