Bradley Beal ka dhënë komentet e tij lidhur me disa zëra që e çojnë lojtarin te skuadra e Miami Heat.
Ylli i Washington Wizards ka thënë se nuk shqetësohet fare kur emri i tij lakohet nëpër thashetheme të mediave.
Tutje, Beal nuk ka hedhur poshtë një mundësi që të shkojë te Miami, duke thënë se është gjithnjë i lumtur kur skuadrat e duan atë.
“Nuk jam i shqetësuar nga thashethemet, nuk shqetësohem”, ka thënë Beal.
“Nuk më vjen keq kur skuadrat më duan. Ndihem sikur kjo është gjë e mirë, apo jo? Ne bëjmë punë të madhe dhe dëshirohemi nga të tjerët dhe jo vetëm nga ata ku jemi”, shtoi anëtari i Wizards.
Beal është një nga lojtarët që shpesh është pjesë e thashethemeve. Ai është lidhur me skuadra si LA Lakers, 76ers, por edhe Golden State Warriors. Deri më tani ai ka vazhduar të jetë besnik me Wizards.