Kosova U18 te meshkujt, nesër (e mërkurë) do të zhvillojë stërvitjen e parë, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për garat ndërkombëtare, por edhe të formohet 12shja ideale për këto gara.
Kosova do të grumbullohet nga ora 15:45 në Kolegjin “ISP” në Marigona Rezidencë.
Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Ilir Selmani, ka ftuar 33 basketbollistë, listë që më pas do të shkurtohet. Përzgjedhësi Selmani do të shohë nga afër formën e lojtarëve para shpalljes së 12shes përfundimtare.
Kosova U18 te meshkujt do të jetë në grup me Holandën, Bosnja e Hercegovinën, Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë. Garat mbahen në Oradea të Rumanisë nga 29 Korriku deri më 7 Gusht.
Lista e gjerë
1. Anes Gashi - KB Trepça
2. Anid Gashi - KB Trepça
3. Ergyn Rushiti - KB Trepça
4. Donart Loshi - KB Trepça
5. Ismajl Voca - KB Trepça
6. Eliot Peci - Marigona Hill
7. Norik Binqe - Marigona Hill
8. Genc Zeqiri - Marigona Hill
9. Eris Zenelaj - Marigona Hill
10. Jon Ismajli - Marigona Hill
11. Dardan Maxharraj - Istogu
12. Orges Shatri - Istogu
13. Sadik Alushaj - Istogu
14. Olsi Kurtaj- Peja DT
15. Genc Matoshi - Peja DT
16. Lorik Sejdiu - Peja DT
17. Altin Morina - Peja DT
18. Ruzhdi Krasniqi - Prizreni-16
19. Rron Dahsyla - Vëllaznimi
20. Altin Shala - Golden Eagle Ylli
21. Bardh Istrefi - Gjermani
22. Paraart Zeqiri - Vushtrria Basket
23. Virtyt Ademi - Vushtrria Basket
24. Ariol Berisha - Vushtrria Basket
25. Arianit Sokoli - Vushtrria Basket
26. Drinor Gerxhaliu - Vushtrria Basket
27. Dren Hasani - New Basket
28. Roni Kastrati - Peja
29. Meriton Gashi - Peja
30. Blend Saliaga - Peja
31. Milot Shala - Peja
32. Don Shehu - M Junior
33. Don Tigani - M Junior