Skuadra kampione e Milwaukee Bucks fitoi 120-119 ndaj Brooklyn pas kohës shtesë, në një ndeshje spektakolare mes dy ekipeve pretendente për titull këtë sezon në NBA.
Për Bucks u dallua Antetokounmpo, me 44 pikë e 14 rebound. Ai bëhet shënuesi më i mirë në historinë e Milwaukee.
Pas kohës shtesë fiton edhe Chicago, që mundi 135-130 Clippers, ndeshje ku u dallua DeRozan me 50 pikë. Zhgënjën edhe Lakers, tashmë jashtë edhe zonës “play in”.
Kalifornianët (pa LeBron dhe Davis në fushë) u mundën 122-109 nga Utah Jazz (Mithcell 29 pikë dhe Gobert 25 pikë).
NBA – Rezultatet e sotme
Detroit – Philadelphia, 102-94
Atlanta – Cleveland, 131-107
Brooklyn – Milwaukee, 119-120
Chicago – Clippers, 135-130
Utah Jazz – Lakers, 122-109