Janë luajtur takimet e raundit të 33-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt në Euroleague, duke e çuar në 6 numrin e skuadrave të kualifikuara në çerekfinalet play off.
Tashmë një biletë për më tej kanë siguruar Barcelona, Real Madrid, Olympiacos, Armani Milano, Maccabi Tel Aviv dhe kampionët në fuqi të Anadolu Efes.
Në ndeshjet e fundit, kryesuesit e Barcelona u mundën 73-66 në Greqi nga Olympiacos, ndërkohë që me humbje kanë dalë nga ky raund edhe Real Madrid e Armani Milano.
Para se të luhet edhe raundi i fundit do të zhvillohen edhe disa ndeshje të prapambetura, të shtyra për shkak të pandemisë. Tetë skuadrat më të mira shkojnë në play off, ndërkolhë që janë përjashtuar nga turneu ekipet ruse.
Euroleague – Raundi i 33-të
Unics Kazan – Fenerbahce, e anulluar
Panathinaikos – Real Madrid, 87-86
Maccabi Tel Aviv – Villeurbanne, 94-73
Olimpia Milano – Bayern Mynih, 63-72
Zenith st.Petersburg – CSKA Moskë, e anuluar
Anadolu Efes – Alba Berlin, 87-77
Olympiacos – Barcelona, 73-66
Bayern Mynih – Crvena Zvezda, 82-57
Baskonia Gasteiz – Zalgiris Kaunas, 96-79