Është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare trajneri i njohur i basketbollit, spanjolli Javier Imbroda.
Imbroda luftonte me sëmundjen e kancerit që nga viti 2016 dhe pas gjashtë vitesh e humbi betejën.
"Javier Imbroda, trajneri kombëtar i basketbollit dhe ministër i Arsimit të Andaluzisë, ka vdekur në moshën 61-vjeçare", shkruan media spanjolle "El Pais".
Spanjolli udhëhoqi Lituaninë në Lojërat Olimpike të vitit 1992 në Barcelonë, ku fitoi medaljen e bronztë.
Me Spanjën si trajner fitoi medaljen e bronztë në vitin 2001 në Eurobasket.
Të gjitha ndeshjet në Spanjë do të nisin me një minutë heshtje.