Janë luajtur ndeshjet e raundit të 44-t dhe të fundit të sezonit të rregullt në Euroleague, duke përcaktuar 8 ekipet çerekfinaliste, që vijojnë më tej garën për titullin kampion.
Surprizat nuk munguan në sfidat e fundit, por që nuk ndikuan në kualifikimin e ekipeve më të mira.
Në fazën çerekfinale janë kualifikuar: Barcelona, Olympiacos, Armani Milano, Real Madrid, Maccabi Tel Aviv, Anadolu Efes, Monaco dhe Bayern Mynih. Nga ky event janë përjashtuar ekipet ruse, si pasojë e luftës në Ukrainë.
Raundi i 34-t
CSKA Moskë – Baskonia Gasteiz, e anuluar
Barcelona – Maccabi Tel Aviv, 80-104
Olympiacos – Unics kazan, e anuluar
Villeurbanne – Armani Milano, 80-81
Fenerbahce – Panathinaikos, 59-62
Zenit st.Petersburg – Zalgiris Kaunas, e anuluar
Real Madrid – Bayern Mynih, 88-97
Monaco – Alba Berlin, 91-74
Crvena Zvezda – Anadolu Efes, 93-85