Java e 18-të e kampionatit të Kategorisë së Parë në basketboll për femra nuk ka sjellë surpriza. Ekipi kampion i Flamurtarit fitoi 86-58 ndaj Vllaznisë në Vlorë, në një ndeshje të komanduar nga basketbollistet vendase. Johnson me 39 pikë vijon të jetë një lider për Flamurtarin, më e mira në parket.
Pa probleme fiton edhe Tirana, që myndi 103-52 Elbasanin në “Fahrie Hoti”. Takim në sens unik, dominuar nga bardheblutë, ku u dallua Lugaj me 23 pikë e 15 rebound. Tirana ngjitet mbi Partizanin në renditje, që këtë javë ishte pushim.
Studenti konsolidon vendin e katërt dhe të fundit që të çon në play off. Ekipi i Studentit mundi 70-37 rivalet e Tirana Barleti Basket, ekipin që fitoi Kupën e Shqipërisë. Sfida u komandua nga skuadra studentore, ku u dallua Pëllumbi me 21 pikë. Për TBB, një humbje që shuan shpresat për një vend në play off.
Kategoria e Parë-Femra (Java e 18-të)
Flamurtari – Vllaznia, 86-58
Studenti – Tirana Barleti Basket, 70-37
Tirana – Elbasani, 103-52
Partizani (pushim)
Renditja: Flamurtari 33 pikë, Tirana 31 pikë, Partizani 30 pikë, Studenti 28 pikë, Vllaznia 25 pikë, Tirana Barleti Basket 22 pikë, Elbasani 20 pikë, Apolonia 14 pikë*.
*Apolonia u tërhoq nga kampionati pas fazës së dytë.