KB Peja nuk do ta ketë në dispozicion organizatorin amerikan, Darius Washington.
36-vjeçari ka pësuar një lëndim në ndeshjen e sotme ndaj Dritës, të cilën pejanët e fituan me rezultatin 140:49.
Drejtori sportiv i klubit të Pejës, Arbër Elshani, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një lëndim serioz.
Elshani gjithashtu konfirmoi se Washington nuk do të jetë gati për ndeshjet e “Final 4” në Ligën Unike.
“Final 4” i Ligës Unike do të zhvillohet më 20 dhe 21 prill.
Peja në gjysmëfinale do të takohet me Prizrenin-16, kurse gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Teutës.