Faza “play in” ka përfunduar sot, duke përcaktuar dy skuadrat e fundit çerekfinaliste në NBA. Atlanta fitoi 107-101 ndaj Cleveland, duke u bërë ekipi i tetë në Konferencën e Lindjes dhe përballë do të ketë Miami.
Ndeshja ishte mjaft e dueluar, me Tray Young që bëri liderin për miqtë në këtë sfidë, duke realizuar 38 pikë. Të gjithë titullarët e Cleveland realizuan mbi 10 pikë, por kjo s’mjaftoi për të fituar edhe pse luanin në fushën e tyre.
Në Perëndim, ekipi i tetë çerekfinalist është New Orleans, që mundi 105-101 Clippers, sfidë e hapur deri në fund. Ingram me 30 pikë ishte më i miri për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 54 pikët e dyshes Morris-Jackson për Clippers.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off
Miami – Atlanta
Philadelphia – Toronto,
Milwaukee – Chicago,
Boston – Brooklyn
Konferenca e Perwndimit-Çerekfinale play off
Phoenix – New Orleans
Dallas – Utah Jazz,
Golden State – Denver,
Memphis – Minnesota