KBF Junior 06 Moni Bau në Play - Off

Basketboll

KBF Junior 06 Moni Bau në Play - Off

Nga: Vllaznim Bytyçi Më: 17 prill 2022 Në ora: 23:04
KBF Junior 06 Moni Bau në Play - Off

Me ndeshjen e jvës së 18-të, që u zhvillua të dielën mbrëma në qendrën sportive “Sezai Surroi” të Prizrenit, ekipi Junor 06 Moni Bau e ka përmbyllur pjesën e rregullt të kampionatit në Ligën e parë të Kosovës në basketboll për femra.

Në përmbyllje ekipi prizrenas pësoi humbje nga skuadra United Basket me rezultat të ngushtë 35:42.

Në një ndeshje mesatare, basketbollistet prizrease sikur nuk qenë të interesuara për të triumfuar, pasi paraprakisht kishin siguruar pjesëmarrjen në garat shtesë për titull të kampionit.

Image

Në tri periudhat e para prizrenaset nuk u angazhuan shumë. Ato luajtën mirë në mbrojtje, por jo edhe sa duhet në sulm.

Dështuan nga vija e gjuajtjeve të lira dhe sidomos mungoi angazhimi dhe efikasiteti i lojtareve ! Në çerekun e katërt lotjaret e trajnerit Ramush Rushiti nisën të aplikojnë lojën e tyre të miirë. Kjo bëri që epërsia të ngushtohej në vetëm 4 pikë, ndonëse patën mundësi që edhe ta rikthenin humbjen në fitore, sikur të ishin edhe pak më të përqendruara.

Megjithatë në fund rezultati shënoi 35:42.

“Kam pritur fitore, duke pasur parasysh cilësinë e lojtareve tona. Mirëpo, kjo nuk ndodhi sepse dështuam nga vija e gjuajtjve të lira, ku humbëm 15 pikë, pastaj na mungoi edhe angazhimi i lojtareve kryesore. Ato sot nuk ishin as hija e tyre.

Sidoqoftë, ne kemi siguruar garat e “Play-off”-it dhe me gjasë në gjysmëfinalen e parë do të takhemi me ekipin Peja 03. Aty besoj se do të luajmë shumë më mirë...”, ka thënë trajneri Ramush Rushiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat