Pas përfundimit të edicionit të rregullt dhe çerekfinaleve është koha për “Final 4 të Ligës Unike”, që do të përcaktojë kampionin e kësaj gare.
“Final 4” do të zhvillohet më 20 dhe 21 Prill në palestrën “Karagaçi” të Pejës.
Në ndeshjet gjysmëfinale do të takohen Golden Eagle Ylli -T euta dhe Peja – Prizreni 16.
Klubi mikpritës, Peja, ka njoftuar se biletat do të dalin në shitje nesër.
Njoftimi i plotë nga klubi pejan:
“Te Mërkuren në ora 9:30 dalin biletat në shitje për Final4 të Ligës Unike. Biletat shiten tek Vllesa në Shtepi të Mallrave.
Bileta për krejt ndeshjet e Final 4 (4 ndeshje) kushton 10 euro.
VIP bileta për dy gjysemfinale (2ndeshje) kushton 10 euro.
VIP bileta për Finale dhe ndeshja e vendit të 3të (2 ndeshje) kushton 15 euro", njofton KB Peja.