Jashtë terrenit për dy sfidat e ardhshme!
Ylli i Feniks Sans, Devin Buker, do të jetë jashtë terrenit për një kohë të pacaktuar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe stafi mjekësor i kësaj skuadre.
Yli i Feniksit ka lënduar këmbën në përballjen e dytë kundër Nju Orlins Pelikans dhe informtat e fundit thonë se ai do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme.
Megjithatë drejtuesit e klubit besojnë se skuadra nga Arizona do të ketë fuqi për të fituar këtë seri dhe për të kaluar në raundin e dytë të play-off-it, edhe pse Nju Orlinsi shënoi një fitore befasuese në ndeshjen e dytë dhe barazoi shifrat në 1-1, përpara dueleve në shtëpi.