Sfida e katërt finale

Basketboll

Sfida e katërt finale

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:31
Sfida e katërt finale

Sonte në Pejë do të zhvillohet ndeshja e katërt finale e “Play-off”-it në Superligën e Femrave ndërmjet Penzës dhe Prishtinës.

Skuadra pejane është duke udhëhequr 2:1 me ndeshje. Nëse skuadra pejane shënon fitore, do të mbrojë titullin e kampionit, kurse nëse fiton skuadra prishtinase, atëherë do të zhvillohet përballja e pestë në kryeqytet të hënën mbrëma, ku do të përcaktojë se kush do të jetë kampion i Kosovës në konkurrencën e femrave.

Dy ndeshjet e para i fituan vashat pejane, 58:76 dhe 64:60, ndërsa të tretën vashat prishtinase 87:68.

Pejanet janë të motivuara për të mbrojtur titullin, ndërsa prishtinaset të fitojnë edhe një trofe, pas Ligës Unike te femrat.

Në garat e rregullta, Prishtina kishte 20 fitore e asnjë humbje, ndërsa Penza 15 fitore e pesë humbje.

Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë sjellur basketboll cilësor dhe kështu pritet të jetë edhe sonte mbrëma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat